William Shakespeare bëhet pacienti i dytë në botë që vaksinohet kundër Covid! Kush është personazhi që tërhoqi vëmendjen e mediave
William Shakespeare është pacienti i dytë në botë që ka marrë vaksinën kundër koronavirusit. Në fakt nuk bëhet fjalë për shkrimtarin e famshëm, por për një 81-vjeçar nga Warwickshire i Britanisë.
Përveç faktit që po vaksinohet, ka rënë në sy emri i tij.
Më herët, mëngjesin e sotëm britanikja Maggie Keenan, 90-vjeçe ishte pacientja e parë që u vaksinua.
William dhe Maggie janë mes qindrave grupeve të rriskuar dhe stafit që ndodhet në vijën e parë që do të marrin vaksinën. Ndërkohë Britania është vendi i parë në botë që ka nisur vaksinimin.