William i zhgënjyer nga Harry: Vendosi famën përpara familjes
Gjatë intervistës së bujshme për Oprah Winfrey, Princ Harry zbuloi se ai nuk komunikon fare me vëllain e tij, Princin William dhe as me të atin. Për këtë të fundit Harry u shpreh:
“Kur dolëm nga familja mbretërore, ai nuk më përgjigjej në telefon për shumë kohë. Tani gjërat janë zbutur pak, por prapë nuk janë mirë. Megjithatë ai është im atë dhe e dua shumë.”
Të njëjtën gjë theksoi edhe për vëllain e tij, se do e dojë gjithmonë pavarësisht gjithçkaje.
Raportet mes dy djemve s’kanë qenë aspak të mira, madje Princi William është ende i tronditur nga kjo intervistë.
“William mendon se Harry e ka kaluar masën dhe s’po njeh më limite që kur ka shkuar në Hollywood. Ai e akuzoi duke i thënë se gjatë asaj interviste vendosi famën para familjes së tij të madhe.”- janë shprehur burime për US Weekly.
Së shpejti, dy vëllezërit duhet të jenë të pranishëm në eventin që do të mbahet gjatë zbulimit të statujës së Princeshë Diana-s në pallatin Kensington. Lart e poshtë po flitet se Princi William po këmbëngul që Harry të jetë prezent gjatë eventit, mirëpo ky i fundit refuzon të takohet me të vëllain.
Lapsi.al