Will Smith i bën urimin emocionues dhe më të veçantë të birit për ditëlindje

Aktori i njohur Will Smith ka uruar djalin e tij Trey për ditëlindjen. Ai e ka quajtur Trey “një burim gëzimi dhe inkurajimi” dhe ka shprehur dashurinë e thellë për të.

Will, i cili ka 3 djem Trey, nga martesa me Sheree Zampino, dhe dy djem të tjerë me Jada Pinkett Smith, shpesh e ka lavdëruar djalin e tij të madh për forcën dhe maturinë që ai tregon. Ai ka ndarë një imazh të veçantë të Trey duke e uruar me fjalë mbështetëse dhe të dashura.

Ai e përshkruan djalin si një person të mençur dhe të dashur që vazhdon të bëjë krenar të atin. “Marrëdhënia jonë ka qenë një udhëtim transformues dashurie,” tha Will në mbishkrimin e tij. “Ti je një nga mësuesit më të mirë që kam pasur ndonjëherë.”

Ai shtoi: “Më pëlqen të jem babi yt!”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Will Smith (@willsmith)

vizionplus.tv