Whitney Houston ‘rikthehet’ në skenë pasi ndërroi jetë, nisin planet për turin e saj

7 vite pasi legjenda e muzikës Whitney Houston humbi jetën në moshën 48-vjeçare, po organizohet një tur muzikor ku do performojë vetë ajo, sigurisht me teknologjinë e hologrameve. Puna për të organizuar gjithçka ka nisur dhe personat që e kanë marrë përsipër bëjnë me dije, se në skenë do vihen hitet më të rëndësishme të Houston.

Turi do udhëhiqet nga banda dhe vëllai i saj, i cili ka luajtur dhe ka shoqëruar Whitney kur këndonte. Fansat kanë treguar entuziazëm për këtë vendim dhe janë duke pritur lançimin e datave. /revistawho.com