‘What the f*ck’/ Vajza e Robert Aliajt shan padashje në emision, moderatorja vihet në siklet: Uau Gala! Jemi “live”

Gala ka treguar emocionet e para që kishte përjetuar por në moment i ka “shkarë goja” dhe ka lëshuar një fjalë të pistë. Menjëherë ka ndërhyrë moderatorja, e cila i ka kujtuar asaj se ishin në transmetim “live”.

Vajza e këngëtarit shqiptar, Robert Aliaj, Gala ka fituar disa kohë më parë çmimin e parë në “The Voice Kids Belgium.” Në një lidhje me Skype tek emisioni i Rudinës, Gala ka treguar emocionet e para që kishte përjetuar por në moment i ka “shkarë goja” dhe ka lëshuar një fjalë të pistë. Menjëherë ka ndërhyrë moderatorja, e cila i ka kujtuar asaj se ishin në transmetim “live”.

PJESË NGA BISEDA:

Rudina Magjistari: E prisje të ishe ti fituesja?

Gala Aliaj: Nuk e prisja fare sepse shkova për tu argëtuar.

Rudina Magjistari: Po flet gjysmë shqip, gjysmë anglisht Gala, por shqipen duhet ta përmirësosh rrugës.

Gala Aliaj: Mund të flas në shqip, por ka gjithmonë fjalë që nuk i di dhe duhet të mendohem.

Rudina Magjistari: Kur dëgjove emrin tënd në ato momente, e kujton dot emocionin?

Gala Aliaj: Thashë ‘What the f*ck’.

Rudina Magjistari: Uau! (Qesh) Jemi në television Gala.

Gala Aliaj: Pastaj u gëzova shumë.

(k.m/dosja.al)