“West Side Family” bëhet sërish 3, vëllai i Dr.Florit mbush boshllëkun

Teksa kanë kaluar 3 vite nga ndarja nga jeta e Dr. Florit, miqtë e tij Armir Shahini dhe Landi Hysi ende e u kujtojnë me mall. Madje që pas ndarjes së tij nga jeta, Landi dhe Armiri e patën të vështirë që të merreshin me grupin, duke e lënë disi pas dore, “West Side Family”. Por së fundmi ishte Landi ai që ka dhënë lajmin e gëzueshëm për fansat. Ai ka postuar një foto në profilin e tij në “Instagram”, ku shfaqet së bashku me Armirin dhe vëllain e Dr. Florit, Alban Kondi. Ky i fundit mesa duket do t’i bashkohet grupit “Ëest Side Family”, shkruan Panorama Plus. “3 vite shumë të vështira pas 17 Nëntorit 2014. Shumë (mua përfshirë) menduan që ky është knockout për #WestSideFamily. Ashtu dukej dhe ndihej nfakt. 3 projekte shumë të mira erdhën pas dramës dhe sërish ishin 3 që filluan dhe po vazhdojnë. 3 duket të jetë numër i suksesshëm.3 pika për retiçencë” ka shkruar Landi në postimin në fjalë, ku mes tij dhe Shahinit shihet i ulur Alban Kondi.