Wembley, tifozët e gjithçka, favorizojnë Anglinë: Danimarka surprizë, kundër atyre që nuk kanë pësuar ende gol
Përpara publikut të shtëpisë në stadiumin e saj mitik Wembley, Anglia është gati të luajë një gjysëmfinale pulsuse në Euro 2020, kur përballë të ketë surprizuesit skandinav të Danimarkës. Tre Luanët shkatërruan 4-0 Ukrainën për të arritur në katër më të mirët, ndërsa Danimarka i dha vazhdimësi performancave argëtuese e efikase, duke kaluar 2-1 Republikën Çeke, por për të arritur finalen nëse anglezët do ti besojnë edhe ndihmës së shtëpisë, danezët do të gjejnë motivimin edhe njëherë tek Eriksen, tronditësi dhe unifikuesi i formacionit të Hjulmand.
Southgate nuk ka qenë kurrë një nga ata që ruan të njëjtën formulë fituese gjatë gjithë turneut, por gjithësesi një ndryshim i madh nuk ka gjasa të ndodhë këtë herë pasi trajneri i Anglisë ka planifikuar të aplikojë edhe një herë një 4-2-3-1 tepër efektive. Jadon Sancho tërhoqi vëmendjen gjatë ndeshjes së tij të parë si titullar kundër Ukrainës, por Bukayo Saka në anën tjetër garanton një impakt në të djathtë, duke pasur parasysh aftësitë e tij sulmuese dhe mbrojtëse, që mund ta bëjnë të favorizuar të teknikut. Maguire, Declan Rice dhe Kalvin Phillips të gjithë arritën të shmangin një karton të verdhë që do t’i përjashtonte në prezencën e tyre në gjysëmfinale, gjë do të thotë se Henderson mund ti duhet të presë edne për një fanellë titullari pavarësisht se shënoi golin e tij të parë në 62 ndeshje për Anglinë.
Eriksen është frymëzuesi i një Danimarkë, që megjithë mungesën tashmë të ditur prej debutimit të yllit të skuadrës, është e pajisur mirë për gjysmëfinalen. Yussuf Poulsen rikuperoi mjaftueshëm për të bërë një paraqitje nga pankina kundër cekëve, por vështirë se mund të spsotojë nga formacioni një Dolberg në formë të shkëlqyer. Daniel Wass duhet të ketë rikuperuar për të qenë në fushë nga minuta e parë kundër britanikëve në të djathtë, por Jens Stryger Larsen, që siguroi asist për avantazhin e Delaney, nuk ka ndërmend të heqë dorë nga vendi i tij në Wembley. Lajmi më i mirë për danezët është se kapiteni, Simon Kjaer, i ka kapërcyer shqetësimet e tij fizike dhe është i gatshëm të udhëheqë skuadrën e tij në kryeqytetin anglez dhe në këtë këndvështrim nuk do të ishte befasi që Hjulmand të nxjerrë në fushë një formacion të pandryshuar, në tentativë për të bërë një befasi edhe më të madhe se ardhja deri në këtë pikë të Euro 2020.