Wanda Nara rikthehet me Icardin për një çantë… 300 mijë euro!
Pas dramës publike të ndarjes, akuzave të ndërsjella e stuhisë mediatike, modeljanda Wanda Nara duket se është rikthyer në krahët e futbollistit Mauro Icardi. Në një intervistë të fundit për mediat italiane, 36-vjeçarja ka rrëfyer gjithçka për marrëdhënien me ish-sulmuesin e Interit dhe jo vetëm.
“Mauro më rifitoi duke më dhuruar një çantë 300 mijë euro. Ai është burri im. Shpresojmë të jemi bashkë për gjithë jetën. Ai ra në dashuri me mua jo në një lokal nate, por kur po bëja makarona me gjalpë dhe isha me pizhame. Aktualisht jemi shumë të lumtur në Turqi. Jemi mirë në Stamboll”, tha ajo.
Modelja shtoi se gati sa nuk fle me canten e saj super të shtrenjtë. “Është dashuria ime e dytë”, u shpreh Nara.
Çanta në fjalë është Hermès, pikërisht Birkin Himalaya 30 me detaje në ar të bardhë 18 karat dhe set diamantesh. Një objekt luksi i shfrenuar që tashmë është parë edhe në duart e Jennifer Lopez, Kim Kardashian dhe Georgina Rodriguez. Shumë pak femra kanë fatin të kenë në pronësi këtë çantë të një edicioni të kufizuar nga marka e famshme franceze. Mauro dhe Wanda janë së bashku prej 9 vitesh. Ëanda është edhe nëna e 5 fëmijëve, dy prej të cilëve i ka me futbollistin.
Bordo