“Wanda Nara me leuçemi”, mediat argjentinase: “Është shtruar në spital”!

Momente frike për Wanda Naran: Sipërmarrësja argjentinase dhe shoëgirl, thuhet të jetë e sëmurë me leucemi.

Lajmin e përcolli gazetari Jorge Lanata në programin e tij radiofonik në Radio Mitre, duke cituar tre burime të afërta me gruan e ish-qendërsulmuesit të Interit, Mauro Icardi dhe me klinikën Los Arcos, ku ajo u shtrua në spital të mërkurën mbrëma me dhimbje të forta barku.

Thashethemet që të gjitha mediat argjentinase po rilançojnë së fundi, tregojnë se analizat e para të yllit argjentinas, që aktualisht drejton edicionin lokal të Master Chef, nxjerrin në pak një inflamacion të shpretkës dhe një anomali të konsiderueshme në nivelin e qelizave të gjakut. Wanda, sipas burimeve familjare, duhet të ishte nisur këto ditë për në Europë së bashku me Icardin dhe fëmijët e saj, por e kanë shtyrë udhëtimin.

Në rrjetet sociale të ciftit, nuk tregohet asgjë nga këto: ato ka vetëm foto me detaje të tjera nga jeta e tyre private. Imazhet e fundit të lumturisë dhe qetësisë flasin për një çmim televiziv që i është dhënë Wanda Narës. Por konfirmimi se diçka nuk po shkon mirë mund të jetë mungesa e storie-ve në profilin e saj: për më shumë se 24 orë gruaja e Icardit nuk poston video, dicka që nuk ishte parë as gjatë periudhës së stuhishme të përjetuar nga çifti në prag të divorcit.

Bordo