Wanda Nara: E vuaj diferencën e moshës në lidhje
Nga emisioni i njohur sportiv ‘Tik Tak’ tek ‘Big Brother’ Wanda Nara gjithmonë e më shumë po bëhet një figurë qëndrore në ekranet e mëdha të televizioneve italiane. Së fundmi modelja ka dhënë një intervistë për gazetën e njohur ‘Repubblica’.
‘Në rrjete sociale je gjithmonë një grua sensuale dhe provokuese dhe postimet e tua gjithmonë pëlqehen si është Wanda në jetën e përditshme’ ishte një tjetër pyetjet që gazetari i drejtoi modeles.
“Unë jam një nënë që ngrihem herët në mëngjes, përgatit mëngjesin dhe i çoj fëmijët në shkollë. Ndihem më shumë në konkurrencë me nënat e tjera sesa me personazhet televizivë” ishte përgjigja e saj. Ndërsa pyetjes se a e vuan ajo diferenëcën në moshë që ka me Maurio Icardin, Wanda u përgjigj:
“E vuaj këtë fakt pasi jam shtatë vjet më e madh se ai. Dua të jem seksi, madje edhe në mediat sociale. Unë fshihem pas një personazhi . Nëse e bën veten të njohur dhe ti kuptojnë dobësitë, atëherë ata e dinë se ku mund t’ju godasin “.