Wanda i dërgon një mesazh enigmatik Icardit: “E dije që do më lëndonte e vendose ta bëje”
Wanda Nara ndodhet ende në Buenos Aires në shoqërinë e fëmijëve të saj. E sigurisht, miliona ndjekësve që e ndjekin në Instagram. Me ta modelja argjentinase ndan një pjesë të jetës së saj. Madje ajo shpesh nuk ngurron të ndërveprojë, duke iu përgjigjur edhe pyetjeve shumë intime.
Pas kaq shumë vitesh që ishte gjithmonë gruaja apo shoqëruesja e dikujt, Wanda ka vendosur të marrë pak kohë. Një tentativë për të zbuluar se si është të jesh vetëm me veten. Në rrjetet sociale kuptohet reflektimi i saj. Mbi të gjitha kur ajo është kthyer të flasë për Mauro Icardin. Fjalët e ndara nga argjentinasja sugjerojnë një reflektim për marrëdhënien me lojtarin e Galatasaray: “Të fal gjithçka, përveç asaj që e dije se do të më lëndonte dhe që vendose ta bëje gjithsesi”.
Në fillim një tradhëti e zbuluar. Wanda mësoi për flirtin e Icardi me China Suarez, duke zbuluar mesazhet në telefonin e sulmuesit, në atë kohë të PSG. Konflikti u agravua e nëntor, argjentinasja konfirmoi se kishte hyrë në procedurat e divorcit me sulmuesin 29-vjeçar. Shoë girl-i, bashkëshorte e ish-kapitenit të Inter, gjithashtu njoftoi se nuk ishte më menaxhere. Histori nuk mbyllet me kaq. Po në muajin nëntor, futbollisti argjentinas njoftoi pajtimin me modelen. Një pajtim i vështirë e delikat, sepse gjatë kohës së ndarjes, Wanda arriti të ketë një relacion me reperin L-Gante. Vetë Icardi u përfol për një lidhje me aktoren turke Devrim Ozkan.
Vetëm pak kohë më parë Wanda Nara pretendoi se nuk ishte e mundur të rivendoseshin marrëdhëniet me futbollistin. Ndoshta për argjentinasen ndarja nuk ishte fare një problem, por për sulmuesin e Galatasaray po. Në rast divorci nga Icardi, modelja do të marrë prona dhe asete për dicka më pak se një vlerë prej 100 milionë euro.