“Vuj” si Ronela apo “Digjem” si Artjola & Bruno? Kapet detaji i njëjtë i produksioneve të Flori Mumajesit

Këtë vit është 20-vjetori i ‘Kënga Magjike’ dhe siç dihet produksionet që kanë mbërritur në këtë kompeticion kanë qenë të ndryshme, të bukura, por të punuara dhe nga shtëpi produksioni të ndryshme. Ishte kënga e Ronela Hajatit që u publikua një javë me parë me titullin ‘Vuj’, e cila ishte e punuar pranë ‘Threedots’, ndërsa këtë javë u lançua kënga në bashkëpunim e Artjola Toskës me Brunon me titull ‘Digjem’, e punuar dhe kjo gjithashtu pranë ‘Threedots’. Por mos mendoni se është kjo ajo çfarë i bashkon këngët.

 Në të dyja produksionet ne shohim një përsëritje të dy fjalëve të para. ‘Vu-vu-vuj’ është një pjesë shumë interesante e këngës së Ronelës, por po ashtu dhe në këngën e Brunos dhe Artjolës dëgjuam përsëritjen e pjesës ‘po di-di-di-digjem’ dhe menjëherë kënga na u fiksuar, shkruan Who. Epo duhet ta themi se këtë edicion të “Kënga Magjike”, ‘Threedots-at’ dhe Flori Mumajesi e gjetën mënyrën si të na mbeten në mendje me këngët e tyre.