Vuante nga sëmundja e rëndë, stilistja e njohur ndërron jetë në moshën 59-vjeçare

Stilistja e njohur me origjinë nga Kuba, Isabel Toledo, ka ndërruar jetë mëngjesin e së hënës në moshën 59-vjeçare. Ajo vuante nga kanceri në gji dhe humbi jetën në një spital në Manhattan.

Isabel-Toledo-4

Toledo ka punuar shkurtimisht si drejtoreshë krijuese në Anne Klein nga viti 2006 deri në 2007-n, por është e njohur më së miri për veshjen e Zonjës së Parë Michelle Obama në inaugurimin e Barack Obamës si president në vitin 2009.

Isabel-Toledo-2

E lindur në Camajuani, Isabel u transferua në Nje Jork, në një moshë të re, ku takoi bashkëshortin dhe partnerin në punë, Ruben Toledo në shkollë të mesme.

Isabel-Toledo-3

“Unë nuk e zhvesh trupin. Ti e di që ke një trup të mirë; askush tjetër nuk duhet ta dijë”, tha ajo në një intervistë të vitit 1989, ku e përshkroi punën e saj si “jo shumë seksi”.

Isabel-Toledo-1

“Kur një grua ecën në një vend me rrobat e mia, ajo do të vihet re përfundimisht, që do të thotë se ajo duhet të jetë e sigurt, sepse ajo merr shumë hapësirë”, është shprehur Toledo.