![](https://story.al/wp-content/uploads/2022/12/Bu-1-2.jpg)
Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërron jetë legjenda e portës shqiptare
Një lajm i trishtë ka ardhur për sportdashësit shqiptarë, me ish-portierin e Elbasanit, Bujar Gogunja, që ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare.
Portieri legjendar i Klubit të Futbollit “Labinoti” dhe i Kombëtares Shqiptare të viteve ‘80 ishte një rekordmen që i dha shumë qytetit dhe sportit.
Ikona e portës verdheblu do të kujtohet gjithmonë për rekordin e tij prej 1037 minutash pa pësuar gol.