Vuajtjet e përditshme si balerinë, Klaudia Pepa rrëfen anën tjetër të medaljes

Kur shikoni Klaudia Pepën me siguri mendoni sa bukur kërcen, e sa bukur do ishte të kishit talentin e saj (për ata që e duan kërcimin). Por ana tjetër e medaljes është ajo e këmbëve të nxira dhe gjunjve të vrarë nga kërcimi dhe përplasjet e vazhdueshme në tokë për hir të koreografisë.

Këtë balerina e ka treguar me anë të një postimi ku dukshëm shfaqen këmbët e saj të nxirë dhe vetëm duke i parë duket e dhimbshme. Këto shenja, Klaudia i ka marrë nga performanca për videon e fundit, bashkëpunim me Fabrizio Moro që i besoi balerinsë protagonizmin në klipin e tij muzikor.

Ja që gjërat nuk janë siç duken…/revistawho.com