Vritet biznesmeni dhe vëllai i modeles së njohur shqiptare

Një shqiptar i Kosovës i moshës 36-vjeçare është ekzekutuar me armë zjarri para syve të familjes së tij në Britaninë e Madhe.

Shqiptari Flamur Beqiri, i lindur në Ferizaj në Londër njihej me emrin Alex është vrarë në oborrin e shtëpisë së tij, kur po kthehej në shtëpi me gruan e tij dhe fëmijën, nga persona ende të panjohur për policinë.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se Flamuri punonte si producent i disa artistëve të njohur në Angli.

Flamur-2

Gjithashtu bëhet me dije se 36 vjeçari nga Kosova kishte nështetësi suedeze dhe ishte  i vëllai i modeles me origjinë nga Kosova Misse Beqiri.

Ajo u bë e njohur nga një shfaqje reality dhe ka qenë e martuar me futbollistin Anders Lindegaard. Tani punon si modele dhe është ndër më të paguarat në botë.