Vritet 25-vjeçari shqiptar në Britaninë e Madhe/ Dy të dyshuar si autor të ngjarjes së rëndë
Një 25-vjeçar shqiptar i identifikuar si Xhovan Pepaj është gjendur i vrarë të shtunën më 4 dhjetor në Britaninë e Madhe.
Mediat britanike raportojnë se i riu kishte ndërruar jetë pas plagëve të shumta të marra në trup.
Lidhur me ngjarjen janë arrestuar 7 persona, ku dy prej tyre dyshohen të kenë qenë autorët kryesorë.
BBC raporton se sot janë vënë në pranga tre persona që do të merren në pyetje mbi ekzekutimin.
Të akuzuarit kryesorë janë Ciaran Stewart, 18 vjeç, nga Curtis Road, Hornchurch dhe një djalë 17-vjeçar nga Ilford, emri i të cilit nuk bëhet me dije pasi është minoren.