Vrau motrën me silenciator dhe e mbajti në banesë, gjykata jep vendimin për Fabjan Vukaj

Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg 55-vjeçarin Fabjan Vukaj i cili ka vrarë me armë zjarri motrën e tij 58 vjeç. Fabjan Vukaj 55 vjeç ka vrarë me armë zjarri motrën e tij Diana Vukaj 58 vjeçe e cila është gjetur mbrëmë e vdekur në krevatin e saj nga policia. Uniformat blu kanë shkuar të bëjnë kontrolle në shtëpinë e saj sepse kanë marrë një telefonatë nga të afërmit pasi kanë humbur kontaktet me të.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shkodër ku dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta. Viktima kishte humbur kontaktet prej dy ditësh, një ditë pas kthimit të saj nga Gjermania.Pas marrjes së denoncimit, policia ka mbërritur në banesën pranë shkollës “Ndoc Mazi” dhe ka gjetur të vdekur Diana Vukajn, ndërsa kanë bërë arrestimin e vëllait të saj si autor të dyshuar.