Vrau motrat në Astir/ Kërcënohet gruaja e Përparim Telës: Kam frikë të jetoj në shtëpi, më dhunuan vajzën
Bashkëshortja e Përparim Telës, Vjollca Tela i cili vrau dy motrat në 31 dhjetor ka deklaruar se është kërcënuar nga tre persona.
Ajo thotë se i kanë dhunuar vajzën e saj shurdh-memece dhe se ka frikë të jetojë në shtëpi pasi do ta vrasin.
“Dua mbrojtje nga shteti, ndihemi të kërcënuar. Personat që kanë kërcënuar gocën sot në 5:30 të mëngjesit kanë qenë me maska dhe nuk i njohim”, tha ajo para kamerave. Unë kam kërcënime në shtëpi, m’i kanë ardh gocës tre veta. Kam bërë kallëzim penal në polici. Burri e bëri, le ta mësoj atje ku është”, thotë Vjollca Tela.