Vrau me thikë vajzën brenda në makinë, babai shqiptar pranon krimin
Pasi u shpall fajtor nga gjykata, gruaja e tij, e ëma e viktimës, një muaj pas sulmit, theu heshtjen, ndërsa tha se burri i saj nuk ishte njeri i lig.
Ajo theksoi se burri i saj nuk kishte dhunuar kurrë asnjë anëtar të familjes dhe se ajo që kishte ndodhur e kishte tronditur. “Është shumë më e lehtë kur ju e dini se njëri është personi i keq dhe njëri është viktima, të paktën di se përse të bërtasësh, por në të vërtetë nuk është kështu, kur dhimbja është shuëm e madhe për të dy. Ju nuk i dini te gjitha”, tha ajo.
20-vjeçarja u gjet e therur me thikë e ulur në sediljen e pasagjerit brenda një “Mercedesi” luksoz. Në vendin e shoferit krah saj, u gjet i plagosur babai, Petrit Lekaj, me dëmtim në pjesën e barkut. Krimi kishte ndodhur disa metra larg banesës së familjes Lekaj.
49-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital për trajtim mjekësor dhe gjendja e tij u stabilizua. Pas daljes nga spitali, Petrit Lekaj u mbajt në paraburgim, kurse më vonë u dërgua në një institucion të shëndetit mendor.
Në seancën gjyqësore të zhvilluar këtë të hënë, Lekaj pranoi se kishte qëlluar për vdekje me thikë vajzën e tij. Petrit Lekaj pritet të dalë sërish para gjykatës më 25 Nëntor, pasi prokurorët kërkuan një shtyrje 12-javore për shkak të hetimeve.