Vrau me thikë bashkëshorten, ngjarjen e zbuloi pronari i banesës: Bënë sherr gjatë gjithë natës

Policia e Shkodrës ka arrestuar 58-vjeçarin amerikan, Brendon Saporito që mëngjesin e së premtes vrau me thikë bashkëshorten e tij në një banesë të marrë me qira.

Në momentin që ka kryer krimin 58-vjeçari, ka qenë në gjendje të dehur, teksa pas vrasjes së bashkëshortes, ka tentuar të dëmtojë dhe veten.

Çifti amerikan kishte një ditë që ndodhej në Shkodër, ku po qëndronin në një banesë të marrë me qira.

Pikërisht pronari i banesës ishte ai që zbuloi krimin e rëndë, e më pas lajmëroi policinë.

Përpara hetuesve ai pohoi se gjatë gjithë natës çifti i turistëve kishin debatuar, aq sa ai i kishte tërhequr vëmendje disa herë për shkak të zhurmës së krijuar.

Para hetuesve, 58-vjeçari amerikan është shfaqur i penduar për krimin, ndërsa sipas tij vrasjen e ka kryer pasi të dy kishin qenë në gjendje të dehur dhe po ziheshin.

Shkak për zënkën ai u tha hetuesve janë bërë sharjet dhe ofendimet që 54-vjeçarja ka nisur të bëjë ndaj tij. Brendon Saporito ka deklaruar se zënkat i kanë pasur shumë të shpeshta kohët e fundit, pa një arsye të qartë. Pasi ka kryer vrasjen, në gjendje të rëndë psikologjike, Saporito preu damarët, i penduar menjëherë për çfarë kishte bërë.

Çifti amerikan kishte një ditë që ndodhej në Shkodër, ku po qëndronin në një banesë të marrë me qira.

58-vjeçari amerikan është vënë në pranga nga ana e policisë së Shkodrës, ndërkohë që është duke marrë ende ndihmën mjekësore në spital.

Trupi i viktimës është sjellë në Tiranë, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe më pas do t’u dorëzohet familjarëve.

Burime bëjnë me dije se edhe në vendin e ngjarjes gjatë të premtes ka patur përfaqësues së Ambasadës Amerikane në Tiranë.

voxnews.al