Vrau me skaf në Himarë 7-vjeçaren, Spartak Ngjela: Komisari Arjan Tase na del të jetë një pasanik me para e prona që s’dihet si i ka fituar! Ky është një…
Avokati Spartak Ngjela thotë se komisari i policisë, Arjan Tase, i cili vrau me skaf në plazhin e Himarës, 7-vjeçaren Jonada Avdia rezulton se është pasanik me para e prona, që nuk dihet si i ka fituar.
Sipas tij, ky rast është një nga aspektet e korrupsionit në Shqipëri, por thekson se mbetet për t’u parë nëse do të krijohet një reaksion pozitiv për ta zhbërë korrupsionin në Policinë e Shtetit, apo ky do të mbetet thjesht një rasti i izoluar.
“Arjan Tase, shefi i Komisariatit të Himarë, pasi vrau në det me skafin e tij fëmijën e pafajshme, na del të jetë një pasanik me para e prona që nuk dihet si i ka fituari këto para këto e prona.
Historia botërore e krimit shtetëror na ka mësuar se një rast kriminal i befasishëm i një oficeri të lartë policie, si rregull, jep shtysë psikologjike dhe logjike për të arsyetuar me fakte dhe për të goditur të gjithë bashkëpunimin e policisë së shtetit me krimin.
Në fakt ky është një nga aspektet e korrupsionit në Shqipëri. Të shohim, a do të krijohet pas këtij rasti një reaksion pozitiv për ta zhbërë korrupsionin në Policinë e Shtetit, apo ky do të mbetet një rast i izoluar e asgjë më?”, shkruan Ngjela në Facebook.