Vrau kunatën me sopatë në Paskuqan, Oriola Marashi: ”Të rikthehet dënimi me vdekje”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një familje në Paskuqan, ku pas një konflikti kunati ka qëlluar për vdekje kunatën e tij.

Erdet Çapoku ka goditur me sopatë 30-vjeçaren Enkeleda Çapoku, duke e lënë të vdekur në vend.

Ngjarja dyshohet se ka të bëjë me një konflikt për banesën pasi deri para dy vitesh, Enkeleda dhe Erdeti jetonin bashkë në një shtëpi me qira. Burime për “Top Channel” tregojnë se mes tyre ka patur mosmarrëveshje, ndaj Erdeti, i përzënë nga shtëpia shkoi të jetonte me të dashurën e tij, në një tjetër banesë me qira dhe gjatë gjithë kësaj kohe është zënë me Enkeledën për orenditë shtëpiake.

Lajmi i vrasjes bëri menjëherë bujë në televizion dhe në mediat online. Të shumtë ishin ata që komentuan mbi këtë masakër mirëpo modelja shqiptare Oriola Marashi e cila e ka ripostuar lajmin nga “Top Channel” shprehet se duhet të rikthehet dënimi me vdekje.

Oriola-2

Në një instastory” modelja shkruan: “Të kthehet dënimi me vdekje”.