Vrau ish-të dashurën dhe partnerin e saj teksa ishte duke bërë s*ks, kush është shqiptari kasap që po kërkohet këmba këmbës nga Policia
Mediat greke kanë publikuar foton e shqiptarit Niko, i cili është në kërkim për vrasjen e 45-vjeçares ukrainase dhe të dashurit të saj disa ditë më parë në Mykonos. Niko, emri i plotë i të cilit nuk dihet ende, kishte pasur më herët marrëdhënie me ukrainasen Svetlana Fotini.
Shqiptari dyshohet se mund të ketë kaluar ilegalisht në Shqipëri pas krimit makabër, pasi nga të dhënat zyrtare në stacionet kufitare nuk figuron emri në sistem.
45-vjeçari shqiptar, mësohet se ishte arrestuar në 2014 për grabitje dhe do të lihej i lirë tre vite më pas, në 2017, duke shfrytëzuar dispozitat e atëhershme të favorshme të ligjit.
Prej asaj kohe, ai jetonte në një apartament në Moschato dhe çdo ditë të parë të muajit duhej të paraqitet në stacionin e policisë. Por tashmë prej një jave ai figuron i zhdukur.
“Policia greke e kërkoi i kudo, por ‘kasapi’ nuk gjendet askund. Ishte sikur toka u hap dhe e përpiu. Ndoshta, thotë policia, gjatë 17 orëve që kaluan derisa u zbulua vrasja e dyfishtë, 45-vjeçari mund të jetë larguar në Shqipëri”, shkruajnë mediat greke.
Kujtojmë se krimi i rëndë ka ndodhur rreth një javë më parë në Greqi, ndërkohë që shqiptari e vrau ish-të dashurin dhe partnerin e saj, në kohën kur ata ishin në raport intim.
(E.K/Faxweb.al)