Vrau gruan me thikën e kuzhinës në prani në djalit, ja sa burg rrezikon shqiptari në Itali

Rrezikon deri ne 30 vjet burg shqiptari Xhevdet Mehmeti, i cili në maj të vitit të shkuar theri për vdekje gruan e tij, Elca Tereziu, 52 vjeçare. Mediat italiane raportojnë se fillimisht për të u kërkua burg i përjetshëm, por nga gjykimi i shkurtuar dënimi mund të arrijë në 30 vjet. Krimi i rëndë ndodhi në banesën e familjes shqiptare, ndërkohë që prezent ishte edhe djali i çiftit, një 17-vjeçar. Ai rrëfeu ngjarjen ndërkohë që në dëshminë e dhënë deklaroi se kishte dëgjuar sherr e me pas britma. Burri e vrau gruan me thikën e kuzhinës, pas një sherri që kishin pasur më parë./Gazeta Panorama