Vrau gruan dhe u dënua me 27 vjet, pilotit grek i vijnë letra dashurie në burg
Babis Anagnostopoulos, një pilot grek i cili po vuan dënimin për vrasjen e gruas së tij nga Britania para vajzës së tyre, Lydia, merr letra nga admirueset në burg.
Është kjo deklarata e rojeve të burgut, të cilët pohojnë se janë të surprizuar nga mbështetja që gjinia e kundërt ka për 34-vjeçarin.
Anagnostopoulos vrau gruan, më pas qenin që të dukej si grabitje, por e vërteta doli në pah dhe ai u dënua me 27 vjet burg. Kur mori gjykimin, disa gra mblidheshin para institucionit për të shprehur mbështetjen për të, ndërsa tashmë po të njëjtat i dërgojnë letra dashurie.
“Sipas protokollit, ne lexojmë, gjithë letrat postare që vijnë dhe kemi mbetur të habitur. Ato janë shkruar nga gra greke, të cilat thonë se janë të dashuruar me të. Ato besojnë se ai është i pafajshëm, se vrasja e Crouch nuk ishte e paramenduar dhe gjithçka ndodhi në kohën e duhur”, tha një roje në kushte anonimiteti për The Sun Online.
“Ai është mjaft i ndjeshëm, jo narcisi që e paraqesin. Unë mendoj shumë për të. Kam mbledhur fotografitë e tij dhe i kam ngjitur në murin e dhomës time të gjumit. Po të mundesha, do të përpiqesha ta vizitoja në burg. Unë jam e shqetësuar se nuk do durojë dot qëndrimin në burg. Kam frikë se ai mund të presë kyçet e duarve ose diçka tjetër,” – tregoi një nga gratë që doli hapur në mbështetje të pilotit.
34-vjeçari doli sot në Gjykatën e Apelit në pranga, teksa u përpoq të zvogëlonte dënimin e tij, por seanca u shty për shkak se avokati i tij Alexandros Papaioannidis ishte i sëmurë.