Vrasje, prostitucion dhe trafik droge! Kush janë 20 gratë më të rrezikshme që kërkohen nga policia shqiptare

Në vendin tonë rreth 600 persona janë të shpallur në kërkim pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Vrasjet, prostitucioni, trafiku i drogës dhe mashtrimi janë krimet e “preferuara” për burrat e gratë. Sipas “ReportTV” 36 persona në kërkim janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në rrethana cilësuese dhe vrasje me paramendim, ndërsa të tjerët janë dënuar nga 35 vite burg deri në 5 vite burg. Nga 600 persona që janë shpallur në kërkim janë edhe 20 gra e vajza që mund të konsiderohen si më të rrezikshmet në Shqipëri.

Më poshtë lista me 20 gratë më të rrezikshme të shpallura në kërkim;

Lumije Hoxha, lindur Peshkopi 1964, dënuar me 25 vite burg për vrasje, larguar nga burgu

Floresha Ndino, lindur në Fier në 1966, dënuar me 23 vite burg për rrëmbim personi

Violeta Gjoka, lindur në Fan të Mirditës, dënuar me 17 vite burg për vrasje

Miranda Abja, lindur në Elbasan në 1975, dënuar më 17 vite burg për shfrytëzim prostitucioni

Zylfie Haklaj, vendlindja Tropojë, 1963, dënuar me 25 vite burg për vrasje me dashje

Klodiana Shkoza, lindur në Tiranë në 1982, dënuar me 15 vite burg për favorizim prostitucioni

Teuta Lalaj, lindur në Vlorë në 1970, dënuar me 15 vite burg për trafikim të fëmijëve

Aliki Buratzi, lindur në Gjermani në 1967, dënuar me 10 vite burg për trafik droge

Afërdita Ibrahimi, lindur në Patos në 1967, dënuar me 13 vite burg për trafik droge

Sara Canko, lindur në Berat në 1984, dënuar me 7 vite burg për shfrytëzim prostitucioni

Agnese Somma, lindur në 1962, dënuar me 8 vite burg për mashtrim

Mirela Muhametllari, lindur në Skrapar në 1975, dënuar me 10 vite burg për trafik droge

Mirela Spahiu, lindur në Tiranë në 1968, dënuar me 9.6 vite burg për mashtrim

Sara Hyziak, lindur në Poloni, dënuar me 6 vite burg për trafik droge

Marjana Gjona, lindur në Pogradec në 1983, dënuar me 7 vite burg për mashtrim

Fëllëza Saliaj, lindur në Patos, dënuar me 7 vite burg për shfrytëzim prostitucioni

Dhurata Balazi, viti i lindjes 1978, vendlindja Librazhd, dënuar me 5 vite burg për trafik drogë

Limane Zerellari, lindur në 02, 03, 1969, nga Berati, dënuar me 5 vite burg për mashtrim

Urania Çuka (Steri), lindur në Durrës 19, 07, 1975, dënuar me 5 vite burg për mashtrim

Gjuljer Sami, lindur në Turqi në 1964, dënuar me 5 vite burg për kontrabandë