Vrasja në Bllok nuk është histori rozë për shkak të Elvana Gjatës, por…
Për deputetin demokrat Ervin Salianji, vrasja në Tiranë “nuk është një histori rozë, por një luftë mes bandave të kokainës për kontrollin e territorit”. Deputeti demokrat hedh akuza edhe ndaj policisë. Sipas tij, versioni se krimi ka ndodhur për shkaqe xhelozie është një “shashkë e policisë”. “Rrethanat që janë bërë publike tregojnë elemente skandalozë të sigurisë. Në mes të Tiranës, rreth 100 m larg zyrës së Kryeministrit, kalojnë 6 persona të armatosur. E keni parë Policinë e Shtetit që bën show duke kapur persona me fara kungulli. Janë përdorur 6 armë aty, mund të ketë edhe më shumë. Njëri është në kërkim policor, por qarkullon me armë. Se thotë kush përgjegjësinë e policisë”, u shpreh Salianji në një revistë në studion e “Ora News”.
“Policia e Shtetit pavarësisht që i kanë kaluar nën humbën e vet s’ka asnjë person të arrestuar. S’merret askush me turpin e madh se si policia para syve të publikut tërheq të vrarin aspo si rrinë policat me duar në xhepa në një skenë krimi”, shtoi, duke aluduar se mund ketë prishur skenën e krimit./Panorama