Vrasja në AZIL në Tiranë, flet i moshuari: Zyhdi Shehi JETONTE këtu bashkë me gruan!

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e së enjtes në ambientet e një azili privat të moshuarish në Tiranë, ku njëri prej tyre vrau shokun e dhomës me shkop.

Një nga të moshuarit, Haziz Abdija, që jeton në të njëjtin azil me autorin, u shpreh për mediat se Zyhdi Shehi qëndronte në shtëpinë e të moshuarve së bashku me gruan e tij.

Më tej ai shtoi se kushtet në shtëpinë e të moshuarve janë të mira dhe ata marrin shërbimet që iu nevojiten.

“Autori ka dhe gruan në azil. Mirë na trajtojnë. Kemi dhe infermiere. Po, kemi kujdes”, tha Haziz Abdija.

Po ashtu vëllai i Haziz Abdijës, Fatmir Abdija foli rreth kushtet të shtëpisë së të moshuarëve dhe rrëfeu se prej një viti e gjysëm në azil nuk kanë pasur probleme.

“Vëllai im deri tani ka qenë i kënaqur. Vëllai im ka qenë në këtë azil prej një viti e gjysmë. Këtu iu duk vend më i mirë. Vëllai ndihet shumë mirë këtu. Nuk ka pasur probleme”, tha Fatmir Abdija.

Zyhdi Shehi, ka goditur sot në orët e para të mëngjesit (8 Gusht) disa herë me bastun hekuri pas sherrit të çastit shokun e tij të dhomës, Virxhil Vesho, duke i shkaktuar dhe vdekjen e menjëhershme.

Mësohet se dy të moshuarit vuanin nga skleroza. Shkak është bërë krevati i dhomës, ku qëndronin dy të moshuarit.

voxnews.al