Vrasja mafioze e shqiptarit në Londër, pranga një suedezi

Një i ri suedez është arrestuar si autor i dyshuar për vrasjen e shqiptarit Flamur Beqiri në prag të Krishtlindjes në Britani. Daily Mail raporton se ne pranga eshte vene nje 22 vjecar. Ai u arrestua nga Policia Daneze ndërsa po kthehej nga një udhëtim në Tajlandë.

“Një 22-vjeçar u arrestua në Aeroportin e Kopenhagës, Danimarkë, më 20 janar me një Urdhër Arresti Evropian, i dyshuar për vrasjen e Flamur Beqirit. Ai eshte në paraburgim në Danimarkë në pritje të procedurave të ekstradimit për në Mbretërinë e Bashkuar” – tha një zëdhënës i policisë britanike.

Beq-2

Mediat shkruajnë se bëhet fjale per Anis Hemissi, 22 vjeç, një ‘kikboksier’ nga Suedia qe është arrestuar për vrasjen brutale të ‘’mbretit” shqiptar të drogës Flamur Beqiri. Hemissi, u arrestua në aeroportin e Kopenhagenit të hënën gjatë natës.

Në vitin 2008 Flamur Beqiri ishte një nga burrat më të kërkuar në Suedi pasi detektivët thanë se ai ishte pjesë e një bande ndërkombëtare të kontrabandës së drogës që transferoi 2 milion paund kanabis në Skandinavi. Emri i tij, sipas hetimeve ishte i lidhur ne disa vrasje të bandave në Suedi.

Beq-3

Beqiri, vella i modeles se njohur Mise Beqiri dhe baba i dy fëmijëve u vra përpara gruas së tij Debora Krasniqi dhe fëmijës së tij, jashtë shtëpisë së tyre në Jug-Perëndim të Londrës, në 24 dhjetor.