Vrasja e reperit të famshëm, shtëpia diskografike e 28-vjeçarit! U qëllua nga një plumb qorr

Reperi i Migos, Takeoff u vra nga një “plumb qorr”, ka pohuar në një deklaratë kompania e tij diskografike.

Muzikanti 28-vjeçar, i nominuar për Grammy, humbi jetën të martën nga të shtënat me armë zjarri në një rrugicë boëling në Houston, Teksas.

Kompania e tij diskografike deklaroi: “Dhuna e pakuptimtë dhe një plumb qorr ka marrë një jetë tjetër nga kjo botë dhe ne jemi të shkatërruar”.

Shefi i policisë së Houston, Troy Finner tha se nuk donte të spekulonte nëse shënjestra e sulmit me armë ishte Takeoff.

“Bazuar në atë që njerëzit thonë për të, ai është njeri shumë i respektuar, jo i dhunshëm. S’kemi arsye të besojmë se është përfshirë në ndonjë ngjarje kriminale kohët e fundit, njerëzit e përshkruajnë atë si shumë paqësor dhe të dashur.”

Të shtënat ndodhën rreth orës lokale 02:30 në një ballkon jashtë 810 Billiards and Boëling Alley, ku Takeoff thuhet se po luante zare me xhaxhain dhe shokun e tij të grupit, Quavo.

Rreth 40 deri në 50 të ftuar ishin në një festë private kur dikush hapi zjarr. Kur mbërritën, oficerët thanë se gjetën një turmë të madhe me njerëz dhe Takeoff me një plagë me armë zjarri në kokë ose qafë. Ai u shpall i vdekur në vendngjarje.