Vrasja e pesëfishtë në Kosovë, këta janë dy vëllezërit që u vranë nga motra police
Një ish-efektive policie nga Kosova privoi nga jeta dy prindërit dhe vëllezërit duke i qëlluar me armë zjarri e më pas ka kryer vetëvrasje.
Ngjarja e rëndë ndodhi këtë të martë, rreth orës 13.00 në lagjen “Bujanina” të Gjilanit, Kosovë.
Ish- zyrtarja e policisë Valdete Bllaca, 45 vjece dyshohet të ketë patur një konflikt me familjarën, prandaj shkrepi armën ndaj tyre.
Viktimat janë identifikuar si: Zeqir Bllaca, babai, Hanife Bllaca, nëna dhe dy vëllezërit Fisnik e Blerim Bllaca (të cilët i shihni në fotogalerinë më sipër).
Pasi qëlloi familjarët, thuhet se autorja përjetoi traumë psikologjike dhe vrau veten.
Policia ka thënë se prej disa kohësh Valdetja ishte shkarkuar nga puna dhe arma i ishte konfiskuar, ndërkohë që ajo kishte arritur që ta vidhte atë dhe me të ka kryer krimit.
Motivet e krimit tronditës nuk dihen ende, ndërkohë që hetimet janë në vijim.
/a.r