Vrasja e Gëzim Sinomatit, “buzëderri” lirohet nga qelia dhe merr pjesë në varrimin e të birit

Sokol Sinomati, i njohur me nofkën “buzëderri”, është liruar sot nga qelia me leje për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të djalit të tij, Gëzim Sinomati. Ky i fundit u ekzekutua mbrëmjen e së dielës në ballkonin e banesës së tij me sniper.

Qyteti i Vlorës është blinduar nga masa të shtuara të policisë, për të shoqëruar Sokol Sinomatin.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të të shkuarës kriminale të Sokolit, i cili dikur ka qenë pjesë e bandës famëkeqe të Gaxhait.

Gëzim SInomati, 23 vjeç, sapo ishte kthyer nga Belgjika dhe kishte festuar Vitin e Ri në Shqipëri me familjen.

Politiko.al