“Volvo” shpëtoi sot gjashtë jetë njerëzish, super makina që shmangu tragjedinë
Një familje e tërë, prindërit dhe katër fëmijë kanë shpëtuar mrekullisht mëngjesin e sotëm, ndërsa janë shtyrë përreth 100 metra nga treni. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:10, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku treni i udhëtarëve i linjës Durrës-Elbasan është përplasur me mjetin tip “Volvo”. Makina me targa angleze drejtohej nga shtetasi me iniciale B. C. rreth 40 vjeç, banues në Durrës, i cili në mjet ka qenë me bashkëshorten dhe katër fëmijët. Shtetasit e mësipërm ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. E pas këtij aksidenti ku familja i ka shpëtuar për fat tragjedisë, CEO i Mektrin Motors, Edmond Shahini, me anë të një postimi në Facebook ka treguar se jetët e kësaj familjeje i ka shpëtuar pikërisht siguria e kësaj makine, me të cilën po udhëtonin. “Volvo shpëton gjashtë jetë njerëzish sot”, shkruante ai në diçiturën e fotos ku shihet gjendja e mjetit pas aksidentit. Kujtojmë se gjigandi i makinave “Volvo” njihen për siguri në udhëtim, pasi mjetet janë të pajisura me sensorë të teknologjisë së lartë duke shmangur humbjen e jetëve të udhëtarëve gjatë aksidenteve të mundshme.