“The Voice Kids” nga 19 janari në Top Channel, fotot nga prapaskena ju fusin në magjinë e “The Game of Thrones”

“The Voice Kids” nga 19 Janari do të nisë transmetimin në ekranin e “TOP Channel”. “Story.al” ju sjell prapaskenën në foto të mrekullueshme, të të frymëzuara nga filmi “The Game of Thrones”. Të gjithë të apasionuarit e këtij filmi në momentin e parë që kanë parë pamjet janë mbërthyer para ekranit, duke menduar se “Top Channel” po shfaqte episode të pazbuluara më parë. Në fakt nuk janë episode e reja të serialit më të famshëm në botë, por është një promo e realizuar në perfeksion nga stafi i promocionit të “Top Channel”, që lajmëron startimin e një spektakli të mrekullueshëm që do të nisë transmetimin në ekranin e “Top Channel” nga data 19 janar, “The Voice Kids”. Nën kujdesin e autorit dhe moderatorit të spektaklit, Ledion Liço, por edhe mjeshtërinë e kameras së Rezi Gurashit dhe Elis Krujës, është sjellë një produksion shumë special që prej 31 dhjetorit shfaqet në ekranin e “Top Channel”, por edhe në kanalin e youtube dhe rrjetet sociale. Promo e frymëzuar nga “The Game of Thrones” është përshtatur në mënyrën më të mirë me personazhet e këtij spektakli, si moderatori Ledion Liço, anëtarët e juries; Miriam Cani, Eneida Tarifa, Aleksandër e Renis Gjoka, të cilët shfaqen si aktorë të vërtetë në vende të ndryshme të Shqipërisë. “Top Channel” po përgatitet për një shfaqje të madhe televizive dhe çdo gjë është parë me shumë detaje, duke nisur nga promo që nuk duhet ta humbisni.