“The Voice Kids” gati për netët live, Ledion Liço zbulon skenën madhështore

“The voice kids Albania” 2018 ka mbyllur fazën e betejave dhe është gati për nisjen e një kapitulli të ri, atë të netëve “live”. Faqja zyrtare e këtij “talent show” në “Top Channel” me protagonistë fëmijët ka postuar videon nga përgatitjet e fundit, ku shfaqet moderatori Ledion Liço duke udhëzuar prezantuesen Dojna Mema. “Story.al” ju sjell videon e plotë ku shihen pamjet e skenografisë madhështore dhe plot detaje që spikasin, ku pritet të ngjiten konkurrentët e përgatitur nga mentorët e tyre:Miriam Cani, Aleksandër e Renis Gjoka dhe Eneda Tarifa. Netët finale janë faza kulmimante dhe më emocionuese e “The Voice Kids Albania”, pasi në garën e fortë të performancave do të shpallet këngëtari fitues. /Story.al/