“Vogue” rendit Dua Lipën mes 25 femrave më me ndikim në botë

Revista Vouge e ka renditur Dua Lipën në mesin e 25 femrave më me ndikim në botë. Dua Lipa është cilësuar si femra më e transmetuar në Britani në vitin e kaluar. “12 muajt e kaluar kanë bërë që Dua Lipa të kalojë nga një këngëtarë më pak e njohur, në një yll që i mbush stadiumet. Lipa bëri historinë e britanikëve në shkurt, kur ajo u bë artistja e parë që mori pesë nominime për një natë. Ajo gjithashtu cilësohet si përcaktuese e kulturës. Kënga e saj “New Rules” është cilësuar si himn i fuqizimit të gruas, dhe ka pasur më shumë se një miliard shikime në YouTube”, shkruan Express sipas Vogue.