“VOGËLUSHJA LIV”/ Pas një kohe të gjatë, Eno Popi publikon FOTON e ëmbël të vajzës së tij

Moderatori i njohur Eno Popi u bë baba për herë të parë në vitin 2018 me bashkëshorten Atena Pali.

Ata mirëpritën vogëlushen Liv dhe e mbajtën mjaft diskrete jetën e tyre si prindër, duke mos publikuar foto të vajzës.

Fotot e para të vajzës ai i publikoi në ditëlindjen e parë të vogëlushes dhe që në atë kohë nuk e kishim parë si dukej Liv.

Por, ditën e sotme Eno ka vendosur të ndajë një foto të saj pas kaq shumë kohësh dhe Liv qenka rritur kaq shumë.

Në foton e ëmbël moderatori shfaqet duke e mbajtur në krah dhe i puth kokën vogëlushes së tij.

Eno është shumë diskret për jetën private të tij dhe me sa duket vogëlushen e tij do e shohim vetëm 1 herë në vit.

Pasi nga fotot e fundit që ka publikuar ka kaluar thuajse 1 vit.