VMAs censuron performancën e Måneskin!
Grupi i njohur, Maneskin performoi këtë të diel në MTV Video Music Awards 2022.
Grupi u ngjit në skenën në Qendrën Prudential në Neëark, Neë Jersey me frontmenin Damiano David. Mirëpo gjatë performancës së tyre, anëtarja e grupit, Victoria De Angelis padashje ekspozoi gjoksin e saj duke bërë që kamerat të filmonin pamjen e sediljeve bosh.
Pavarësisht se artistët arritën të menaxhonin situatën, pjesa më e madhe e interpretimit të tyre u censurua. Ky vendim nuk u prit mirë nga fansat të cilët filluan të kritikonin shfaqjen në Tëitter, duke mbetur të zhgënjyer nga censurimi në pjesën më të madh te performancës.
“Nuk mund ta besoj që Maneskin ka interpretimin më të mirë nga të gjithë dhe Vmas & MTV e censuroi të gjithë. Drejtësi”, ishte një nga komentet.
Maneskin fitoi çmimin e parë në VMA për videon më të mirë alternative për këngën e tyre, “I Wanna Be Your Slave”.
Bordo