Vlashenti dhe Dojna po mendojnë të bëjnë një ‘beb’

Tashmë që kanë tre vite së bashku, Vlashenti dhe Dojna janë në kohën më të përshtatshme për të bërë planet e së ardhmes.

Dhe çifti tashmë e kanë një ide. Këtë e ka zbuluar Vlashenti i ftuar sot në “Wake up”, ku tregoi më shumë detaje për lidhjen e bashkëjetesën me Dojnën.

“Po mendojmë të bëjmë një ‘beb’ tonin, nuk është ai bebi që mendoni ju. Po mendojmë të bëjmë një ‘beb’ që është më tepër në jetën e biznesit”, tha Vlashenti.

Bashkëjetesën me Dojnën, artisti e përshkroi si një eksperiencë shumë të lezetshme: “Me momente të tmerrshme dhe momente fantastike”.

Sa për bebin e vërtetë, do na duhet të presim akoma sepse çifti njëherë për njëherë po bën plane për atë ‘bebin’ e biznesit.