Vlashent Sata sjell “Me dasht”, kënga me mesazh të veçantë për të gjithë!
Kantautori i njohur Vlashent Sata ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri që mban titullin “Me dasht”. Kjo këngë u publikua me datë 8 Mars, për Ditën e Gruas. I ftuar në “Wake Up” Vlashenti na ka treguar më shumë lidhur me këtë projekt e jo vetëm…
Teksti dhe muzika janë shkruar nga unë para një viti e pak. Kjo është hera e parë që bashkëpunoj me një artist shumë të mirë, Valerio Daniele, ai ka bërë një pjesë të produksionit të këngës, pkesën elektronike. Zëri dhe masterizimi është punuar në studion e një mikut tim në Zvicër, Leonardo Sojli. Joan Kamberaj është marrë me gjithë pjesën e grafikave dhe animacioneve. Ka bërë një punë shumë të madhe dhe imtësisht të kuruar. Kam pasur shumë bashkëpuntorë.
Kënga erdhi në datën 8 Mars, pse kjo zgjedhje?
“Me dasht” sepse një ditë në vit nuk mjafton me dasht. E gjitha kjo nuk lidhet vetëm me vajzat, por dëshira ime ishte që të bëja diçka që e tejkalonte një dhuratë, apo një mendim. Dhe mendova që ishte një ditë shumë e mirë. Kënga ka lindur si një proces që e kalojmë të gjithë me njeriun e dashur. Të gjithë kemi momente të caktuara kur kalojmë vështirësi, sado të lumtur e të dashuruar, të gjithë kemi momente të vështira, krisje, pikëpyetje ose mërzitje. Pastaj e kupton që plani është shumë më i madh. Përveç kësaj është edhe komunikimi që ke ti me veten. Në momentin që ti pranon dhe fal veten, atëherë e ke shumë të thjeshtë të pronosh dikë tjetër.
Si ka qenë reagimi i Dojnës kur ka dëgjuar këngën?
Dojna sa e dëgjoi më tha “e ke për mua”. I ka pëlqyer shumë. Shyqyr që e kam, sepse është shumë kritike, njësoj si unë. Është i vetmi person që ia pranoj se nuk kam çfarë të bëj.
Ti ke shumë fansa besnikë të muzikës tënde të veçantë, si ndihesh për këtë?
Unë nuk bëj dot diçka që nuk arrin të më përfaqësojë. Ngaqë e dija situatën në Shqipëri, e dija që njerëzit kanë problem më të mëdha se sat ë kuptojnë muzikën, apo atë që dua të them unë. Nuk kisha ndonjë farë pritshmërie, kështu që nuk e kam tentuar. Patjetër që më bëhet qejfi shumë kur ti i sheh që janë besnikë, të kapin në rrugë, të takojnë, që janë njerëz të moshave të ndryshme, të profileve të ndryshme. Më vjen mirë që kjo gjëja i bashkon njerëzit dhe u bën atyre mirë.
Top Albania Radio