Vlashent Sata flet për Dojnën

Lidhja mes tyre nisi si në filma, në ambientet e televizionit, gjatë intervistës. Bëhet fjalë për Dojna Memën dhe Vlashent Satën, çifti i cili tashmë janë edhe prindër të një djali, që quhet Nolan Sol.

Ditën e sotme, Vlashenti ka treguar se momentin e parë që e ka parë Dojnën ishte i magjepsur, nga sjellja e saj e nga batutat.

Teksa ishte i ftuar në “Se luan topi”, artisti tha se e admiron inteligjencën që Dojna ka.

“Ne nuk njiheshim, e dija që luante piano, nuk ishte dokushdo, përveç se ishte e bukur dhe të magnetizonte me ato sy, bënte batuta, e kisha parë më parë por nuk ma merrte mendja. Kur kemi folur aty unë kam ngel pa mend se inteligjenca që kishte për të bërë humor, mënyra sesi bënte që të ndihej i ftuari, sesi më bënte të ndihesha unë, mendoja se ishte talent. Se kur e shef thua është e bukur. Po është person fantastik, di të them se kam qënë i magjepsur”

I pyetur nëse do bëjnë dasëm, ai u shpreh optimist.

”Patjetër që po. Do bëjmë një festë të madhe do ftojmë gjithë publikun”.