Vjosa Osmani merr zyrtarisht detyrën e Presidentes së Kosovës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e ka marrë sot zyrtarisht detyrën e kreut të ri të shtetit.

Në një ceremoni në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, kryeparlamentari Glauk Konjufca i dorëzoi detyrën Osmanit. Paraprakisht, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka parakaluar pranë gardës së FSK-së së bashku me kryeparlamentarin Glauk Konjfuca.

Në ceremoni janë duke marrë pjesë ambasadorë të disa vendeve, kryeministri Albin Kurti dhe anëtarë të kabinetit qeveritar.