Vjosa Berisha zbulon matematikën me të cilën po e shëron kancerin
Producentja kosovare, Vjosa Berisha, ka disa muaj që po përballet me sëmundjen e kancerit.
Ajo po tregohet e fortë dhe luftarake me këtë sëmundje, duke mos u dorëzuar për asnjë moment të vetëm, shkruan Indeksonline.
Për ‘Tirana Post’ ajo ka zbuluar metodën me të cilën po e shëron kancerin.
“Matematika ishte një lloj kalkulimi, por motoja ime në gjithë këtë proces, sepse unë ende jam me terapi, jam ende duke marrë kimioterapi dhe jam ende në proces të shërimit, motoja ime është se përderisa nuk ma pengon jetën e përditshme, nuk ma pengon punën, dmth, jam unë zhvilluar një jetë, siç e kam zhvilluar para se ta zbuloj kancerin që e kam në trup dhe përderisa mua nuk më pengon në asnjë hap timin, atëherë unë do të vazhdoj edhe do ta jetoj jetën siç e mendoj. Siç e kam jetuar gjithmonë”, tha ajo.