“Vjen tjetra e të bën budall për 20 minuta”, Elgit Doda ngre dyshime për lidhjen me Klea Hutën
Postimet në rrjetet sociale janë bërë ndoshta burimi më i sigurt I informacionit rreth artistëve. Kësaj here ka qenë muzikanti Elgit Doda ka bërë një postim jo shumë të zakonshëm nëse i referohemi jetës së tij private. Prej muajsh Elgiti është në një marrëdhënie me prezantuesen Klea Huta, dhe të dy duken shumë të lumtur në fakt, por postimi i fundit ka ngritur dyshime. Në një sfond të zi, këngëtari shkruan: Nënës i duhen 30 vjet për ta bërë djalin burrë, vjen tjetra e të bën budall për 20 minuta”, shkruan Express. Të ketë lidhje me Klean ky status? Këtë nuk mund ta themi me siguri, por në udhëtimin e fundit të Kleas në Paris, Elgiti nuk ishte i pranishëm, ndryshe nga ç’ndodhi në SHBA.