Vjen në jetë Edeil, Blerina Braka bëhet nënë për herë të parë

Këngëtarja Blerina Braka është bërë nënë për herë të parë. Ditën sotme ajo ka sjellë në jetë një djalë. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë Blerina nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Instagram”. Ajo ka publikuar një foto të ëmbël të dorës së vogëlushit duke zbuluar edhe emrin e veçantë që i ka vendosur, shkruan Panorama Plus.“Mirëserdhe në jetë biri im Edeil! Faleminderit i madhi Zot që më bekove me këtë mrekulli!”, ka shkruar Blerina pranë fotos duke marrë kështu dhe shumë urime nga ndjekësit e saj.