Vjen në jetë Bella, Valdrin Sahiti baba për herë të parë

Një nga stilistët më të njohur të showbiz-it shqiptar, Valdrin Sahiti është bërë sot baba për herë të parë. Ai dhe bashkëshortja e tij, Edita u bekuan sot me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Bella. Partnerja e tij vendosi të lindë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku vitin e kaluar çifti u martuan gjatë një ceremonie private dhe shumë speciale. Me anë të një postimi në Instagram, vetë stilisti i famshëm i prezantoi miqtë me beben e porsalindur. /Story.al/