
Vjen lajmi i shumëpritur nga adhuruesit/ Armend Rexhepagiqi sjell albumin e ri
Ka vite që artisti i dashur për publikun, Armend Rexhepagiqi nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri, ndonëse ishte i angazhuar me projekte për kolegët e tij.
Por për të gjithë ata që e duan muzikën dhe artin e tij ka një lajm të mirë. Kësaj vere Armend Rexhepagiqi po vjen me një album. Këngëtari ka njoftuar përmes Instagramit se projekti është finalizuar.
Ai ka publikuar një fotografi bashkë me gruan e tij artisten, Aida Barakun, dhe orkestruesin Darko Dimitrovi, me të cilin tha se po shënojnë 20-vjetorin e bashkëpunimit.
“Mbrëmë shënuam 20-vjetorin e bashkëpunimi. Mbaruam albumin ‘Dashni e vjetër’”, shkroi Rexhepagiqi në Instagram.
View this post on Instagram
Data e lansimit ende nuk është bërë publike.
ObserverKult