“Vjen era gjellë”, sherr mes dy ikonave të showbizit italian!
Moderatorja e njohur italian, Antonella Clerici, ka fituar reputacionin e një njeriu që i thotë gjërat “troç”. Ajo pati folur disa herë në të kaluarën për një këngëtar që kishte refuzuar të merrte pjesë në Sanremo për shkak të saj me pretendimin se “vinte era gjellë” ( Antonella është e famshme për emisionet e kuzhinës atje”. Tani, ajo vendosur të zbulojë emrin e tij: “Ishte Ligabue ai që thoshte se më vinte shumë era salcë”, u shpreh ajo.
Këngëtari ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke rrëzuar pretendimet e Clericit. “Nuk është e vërtetë”, shkroi i indinjuar ai.
“Çfarë më zemëron? Kur më thonë se vij shumë era salcë – tha prezantuesja në emisionin “Belve” – Shumë këngëtarë nuk erdhën në Festivalin tim të Sanremos për shkak të paragjykimeve”, shtoi ajo, teksa la të kuptohej se ata e identifikonin shumë me natyrën e programeve që ka drejtuar.
“E dashur Antonella Clerici, padyshim që e nuk kam thënë kurrë diçka të tillë, këto shprehje nuk më takojnë mua… E dashur Antonella, jo. Unë vërtet që nuk e kam thënë kurrë se ti të kujton lëngun e mishit. Më falni nëse buzëqesh, por kjo është vërtet diçka absurde. Nëse i thashë “jo” edicionit tënd të Sanremos, arsyeja në fakt është u kam thënë “jo” disa edicioneve të Sanremos në të cilat më kanë ftuar, dhe arsyeja është se Sanremo më vendos përpara një tensioni tejet të madh. Preferoj më mirë të bëjë muzikë në kontekste në të cilat ndihem më i relaksuar. Pra, kjo është arsyeja e vetme. Me vjen keq qe dikush mund ta ketë shpikur një gjë të tillë, por edhe me shume me vjen keq qe nuk u mundove te sqaroje gjerat me mua dhe i zvarrite këto gjepura për një kohë kaq të gjatë”, u përgjigj Ligabue.