Vjen ‘bomba’ e radhës nga konkurrenti i “Për’puthen”: E kam bërë treshe, kam punuar si zhigolo
PANORAMA PLUS/ Gjatë puntatës së sotme në “Për’puthen” është transmetuar takimi i Fjorit dhe Aldisit.
Në takim ky i fundit u shpreh se ka kryer marrëdhënie me dy persona njëherazi dhe nuk e ka aspak problem që ta tregojë këtë gjë.
Ai gjithashtu tha që është shumë i hapur për situata të tilla.
“Edhe unë e kam bërë të them të drejtën. Kam qenë me një lidhje, kam ftuar edhe një shoqe të saj edhe e kam bërë 3-she. Nuk e kam problem këtë pjesë pasi jam shumë i hapur në këto situata”, u shpreh Aldisi.
Ndër të tjera ai ka rrëfyer se ka punuar edhe si zhigolo, por nuk do ta bëjë më këtë punë pasi tashmë dëshiron që të ndërtojë diçka me një partnere.
“Kam punuar zhigolo. E kam pasur si hobi. E kam praktikuar. Pagat ishin të mira kështu që pse jo? Më kanë çuar në udhëtime e të gjitha. Para një viti e kam nisur. Erdha dhe këtu, dua të mbledh mend. E kam vendosur që nuk do ta bëj më. Dua të gjej një partnere për veten time. Dua të ndërtoj diçka me partneren time. Nuk e pritën mirë familjarët, por isha nga fundi edhe ju thashë që do heq dorë.”, tha Aldisi.